Strakosha mendon ta zëvendësojë Lacion? Zbuloni më shumë

Sport

Pavarësisht se Lacio e ka konsideruar si pikë kyce të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm, në adresë të Thomas Strakosha vazhdojnë të vijnë oferta të shumta. Në një situtatë të tillë, portieri shqiptar edhe mund të lihet i lirë. Por vetëm nëse bardhekaltërit do të marrin të paktën 40 milionë euro në këmbim të tij.
Katër janë klubet angleze që kërkojnë shërbimet e gardianit kuqezi. Së fundi është shtuar Njukasëlli, që duket se kërkon të bëjë një ofertë konkrete për Strakoshën. Ndërkohë që edhe Arsenali, Totenhemi dhe Uest Hemi vijojnë të jenë të interesuara, por për momentin nuk janë të gatshme të ofrojnë më shumë sesa 25 milionë.
Gjithsesi, te klubi bardhekaltër thuhet se madje se kanë nisur të shohin rreth e përqark për një alternativ të mundshme nëse në fund do të vinte ndonjë ofertë e parefuzueshme për Strakoshën nga ndonjë prej klubeve angleze, që janë venë në kërkim të elementëve të besueshëm për të mbrojtur kuadratin e portës.

Kështu, emri i pikëtuar nga Lacio, sipas mediave italiane, është Matia Perin. Portieri i ri italian është drejt largimit nga Juventusi pas mbërritjes së Bufon, pasi i është bërë e qartë se Shezni mbetet zgjedhja e parë. Ndaj ai kërkon një sistemim të ri dhe mes palëve ka pasur kontakte fillestare, për të parë gatishmërinë e Perin. Sidoqoftë, për momentin Strakosha mbetet zgjedhja e parë e bardhekaltërve, që thjesht janë në momentin e studimit të alternativave të mundshme për portierin shqiptar.