Strakosha kthehet në bazë, gati për…

Sport

strakosha
Befasoi mosprania e tij midis shtyllave, si në ndeshjen me Skocinë e akoma më shumë, edhe në atë miqësore me Uellsin. Arsyet përse nuk preferoi Thomas Strakoshën për këto dy sfida i di vetëm Panucci. Ndërkohë që mund të thuhet me siguri se nuk behet fjalë për probleme fizike, përderisa portieri është kthyer të stërvitet direkt me Lacion, para sfidës që e pret të dielën ndaj Milanit. E ka konfirmuar vetë Strakosha përmes një postimi të bërë në Instagram, ku shfaqet duke pritur një gjuajtje teksa e ka shoqëruar me shkrimin “Kthim në bazë!”. Në fundjavë tashmë e pret një ndeshje, që për të ka qenë gjithmonë e vecantë, sepse përballë kuqezinjve ka debutuar në Serinë A. Atëherë luhej në “San Siro”, kurse këtë radhë do të jetë në “Olimpik” të Romës, që është shndërruar në shtëpinë e Strakoshës dhe që shpesh dhuron mbrëmje të bukura.

thomas lacio

Por ende jo elektrizuese, në përputhje me ambicjet. Në të vërtetë, stadiumi i Lacios, në këto dy vite ka përjetuar situata të ndryshme. Të embla ishin derbit e Kupës së Italisë, kurse të hidhura rezultuan duelet kundër Interit e Milanit, si më 20 majin e kaluar kur luhej për gjysëfinalen e Kupës. Një mbrëmje që do të mbahet mend për një sfidë Strakosha-Donaruma gati të pafundme, me 210 minuta të luftuara dhe të ekuilibruara deri te penalltitë. Pas 0-0 në fushë, nga 11-metrat si shqiptari, ashtu edhe italiani i portës bënë nga dy pritje secili, derisa erdhi gjuajtja e gabuar e Felipe. Një zdhgënjim që me siguri ka shërbyer si leksion, për rritjen e mëtejshme të Strakoshës. Pa harruar kurrë se përballë “Djallit” kuqezi, ka nisur një histori. Historia e tij…