Strakosha & Co, mbrojtja më e mirë në kampionat

Sport

Thomas Strakosha iu gëzua një tjetër ndeshjeje në Serinë A me rrjeta të paprekura, kur Lacio e tij të dielën mundi 1-0 Parmën jashtë fushës së vet, por njëkohësisht, ai arriti të thyente një mallkim që e ndiqte që nga muaji gusht dhe që ishte kthyer edhe në një lloj ngërçi për skuadrën bardhekaltër. Në fakt, lacialët janë treguar jo fort të kujdesshme në mbrojtje gjatë këtij edicioni, duke menduar që të sulmojë. E meqënëse golat e shënuar shmangnin humbjet, nuk shqetësohej nëse Strakosha s’e mbyllte sfidën pa pësuar të paktën një herë. Për këtë arsye, Strakosha kishte regjistruar deri këtë fundjavë, vetëm një ndeshje pa pësuar gol në transfertë, atë të javës së parë të kampionatit kur fitonte në fushën e Sampdorias me shifrat 3-0.
Që atëherë, të gjitha transfertat jashtë fushe ishin mbyllur me të paktën një gol të pësuar dhe për Strakoshën ky ishte kthyer në një problem madhor. Prandaj, ndeshja e radhës, e teta në këtë sezon, pa pësuar dhe duke ndalur çdo tentativë drejt katërkëndorit të tij, është një shtysë më shumë për portierin në këtë moment delikat të sezonit. Për më tepër që skuadra e tij është kthyer në pretendente për titullin kampion përderisa gjendet vetëm një pikë larg dyshes kryesuese Juventus-Inter. Deri tani, Lacio ashtu si Interi, ka pësuar 20 gola, 3 më pak sesa Juve. Historia në kampionatin italian ka treguar se ndonjëherë titujt ndërtohen duke nisur nga mbrojtja.