Pankina e skuadrës më të titulluar të Evropës, befas është shndërruar në një…”fuçi baruti”. Sidomos pas largimit të trajnerit të radhës. E cili do të guxontë të merrte në dorë një skuadër të tillë, që duket se ka mbyllur një cikël me finalen e Champions ndaj Liverpulit? E vështirë për këdo. Përfshi edhe Antonio Conten, të papunin më “të mirë” në qarkullim (përjashto Zidane).
Ishte me rrezik për të marrë një sfidë në sezon e sipër, aq më tepër në një moment tepër kritik me shumë probleme për të zgjidhur në ekip. Por flitet se i vuri edhe kushte të forta presidentit Perezi, i cili me autoritetin që e dallon ka dashur të bëjë me kokën e tij, pa lejuar që të vijë dikush me idetë e qarta për të vënë diktatin në klub. E në këto kushte, Conte, apo edhe Martinez, Pochetino e deri Laudrup, kanë preferuar të hapin krahun. Perez, tani shpreson që zgjedhja momentale që ka bërë me Solarin, të rezultojë pse jo, një Zidane-bis.