Steven Bergëijn (lojtar i Ajax):

Sport

“Humbja e ndeshjes së javës së kaluar na dogji jo pak. Prandaj sonte jemi përgatitur që të marrim revanshin e menjëhershëm. Mungesa e Tadic peshon shumë, pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishëm për ne, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Pas asaj humbjeje që pësuam folëm shumë në dhomat e zhveshjes për të zgfjidhur problemet tona. Në fakt, unë e prisja një Napoli të tillë. Kanë një skuadër të shkëlqyer me lojtarë të fortë, mes të cilëve them se dominon Kvaratskhelia. Refuzimi i shkëmbimit të fanelave në takimin e parë? Ishte një keqkuptim. Në atë moment nuk kishim fanela për të këmbyer. Kaq është e gjitha, nuk ka asnjë cështje për të diskutuar”.