“Në çdo ndeshje që luajmë, japim maksimumin tonë, sepse për Porton çdo sfidë është shumë e rëndësishme dhe ne zbresim në fushë me mentalitetin për të fituar. Nëse fitojmë sonte, s’ka dyshim se do të jetë diçka mjaft pozitive, por të mos harrojmë se ç’ndodhi një vit më parë. Ne u mundëm në dy javët e para dhe më pas arritëm 4 fitore njëra pas tjetrës, duke u kualifkuar në këtë mënyrë në raundin me eliminim të Champions League.
Ashtu sikurse e tha edhe trajneri, çdo skuadër ka pikat e saj të forta dhe të dobëta. Ne kemi punuar në këtë aspekt dhe kemi zbuluar se si mund ta dëmtojmë Barcelonën. Megjithatë, më herët, duhet të mendojmë për t’u rreshtuar sa më mirë në fushë dhe të tregohemi kompaktë në aspketin mbrojtës dhe të mbulojmë hapësirat mes linjave. Më pas, do të mendojmë për dëmtuar kundërshtarin.”