LeBron James, Kyrie Irving apo edhe James Harden, secili janë shprehur se skuadrat ku ata luajnë do t’ia dalin të thyejnë dominimin e Warriors, për t’u shpallur kampionë të NBA. Por krejt ndryshe mendon Stephen Curry. Lideri i skuadrës së drejtuar nga Steve Kerr është i bindur se skuadra e Golden State do të shpallet sërish kampione e NBA edhe në sezonin e ri, pavarësisht se rivalët, kryesisht në ‘Konferencën e Perëndimit’, janë përforcuar ndjeshëm. Curry beson se skuadra e konsoliduar e Warriors do të bëjë diferencën në fushë, sidomos tani që pjesë e grupit është edhe DeMarcus Cousins.
“Kemi një ekip të mirë, që thuajse nuk ka ndryshuar nga ai i sezonit të fundit dhe kjo është një gjë pozitive, pasi ne e njohim lojën tonë. Nuk e mohoj që rivaliteti këtë vit do të jetë më i madh, por kjo gjë na bëjnë të luajmë më mrië dhe bën që tregojmë aftësitë tona si kampionë në fuqi. Unë jam i bindur se do të triumfojmë sërish.” Vitin e kaluar, Golden State rivalizoi më së shumti me skuadrën e Houston Rockets, të cilin më parë ishin shpallur kampionë të sezonit të rregullt në ‘Konferencën e Perëndimit’. Tashmë pretendente në këtë konferencë është edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që shpresojnë se LeBron James do t’i rikthejë tek titulli, që mungon tek kalifornianët që nga koha e Kobe Bryant.