Stefano Pioli, trajneri i Milanit:

Sport

“Jemi të vetdijshëm se për çfarë luhet në këto dy ndeshje të fundit. Duam të kualifikohemi më tej dhe për këtë, sot na duhet të marrim një rezultat pozitiv. është një ndeshje shumë e rëndësishme, për të cilën jemi përgatitur shumë, sidomos në aspektin psikologjik. Dinamo është një kundërshtar shumë i fortë dhe nuk kanë humbur në stadiumin e tyre që nga dhjetori i 2021-shit. Duhet të jemi të vendosur në atë që do të bëjmë në fushën e lojës që në momentin e parë. Jemi duke luajtur shumë ndeshje në një kohë të shkurtër dhe sigurisht që kjo të jep një ngarkesë të madhe fizike. Jemi mësuar me diçka të tillë. Stërvitjet tona janë përshtatur në një mënyrë të tillë që të na vlejnë edhe për rikuperimin fizik. Një takim si ky ndaj Dinamos na kërkon në gjendjen më të mirë fizike, por njëkohësisht është edhe një sfidë delikate në aspektin taktik. Mendoj se djemtë i kanë gjërat e qarta dhe dua që kjo ndeshje të luhet si një finale. Në të tilla situata, lojtarët nuk kanë nevojë për ndonjë motivim të veçantë. Sot luhen gjëra të mëdha për sezonin tonë dhe jemi gati për të dhënë më të mirën.”