“Kjo do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave që luajnë futboll sulmues. Dy skuadra që përpiqen të dominojnë. Chelsea është një kundërshtar me nivel të lartë cilësor. Prandaj pres të përballojmë vërtet një ndeshje me vështirësi të madhe. Besoj se ata do të kenë një nisje mjaft të shpejtë dhe kërcënuese të ndeshjes, falë ritmit dhe cilësive që zotërojnë. Duhet të tregohemi të përgatitur. Megjithatë jam i bindur se skuadra ime i ka aftësitë për të vendosur në vështirësi edhe një kundërshtar kaq të fortë. Thjesht i kërkoj skuadrës të luajë duke dhënë maksimumin. Jam i sigurt se do të provojë të bëjë një gjë të tillë, duke treguar vecanwrisht karakter tw madh nw fushwn e lojws. Dëmtimet mund të ndodhin. Kalendari i ngjeshur nuk ndihmon aspak. Por asistohem nga profesionistë tepër të zotët, që do të na ndihmojnë të gjejmë zgjidhje. Për këtë sfidë do të jetë Benacer kapiteni ynë. Ai është një lider teknik dhe një lider për shembullin që jep. Stërvitet dhe përfshihet 100% bashkë me skuadrën, prandaj është një udhëheq i denjë për të mbajtur edhe shirtin e kapitenit”.