Stefano Pioli (trajner i Milan):

Sport

Ndeshja që na pret përballë Chelsea-t në shtëpinë tonë vlen shumë për Champions League. Vecanërisht për vlerën që kanë kundërshtarëve tanë, si dhe për rrugëtimin tonë në këtë kompeticion. Pra, gjithcka është e rëndësishme edhe përtej pikëve. Nuk mund të kemi mendime të tjera, përvecse të arrijmë një rezultat maksimal. Pjesa tjetër nuk na intereson. Do të thoja se është fantastike të luajmë përpara tifozëve tanë. Na mbështesin maksimalisht dhe na japin energji, përpara, gjatë dhe pas ndeshjes. Janë padyshim një armë plus, që kërkojmë ta kemi në krahun tonë gjatë lojës. Sonte mbi të gjitha na duhet të tregojmë se ajo që ndodhi javën e kaluar ndaj Chelsea ishte thjesht një incident dhe se nuk mund të jetë dicka normale për nivelin tonë. Natyrisht ishim të zhgënjtyer. Në San Siro do të jetë një ndeshje tjetër, por duhet të mësojmë nga situatat e javës së kaluar. I vlerësuam të gjithë gabimet që bëmë, të cilat në atë sfidë u shfrytëzuan nga ana e Chelsea. Paraqitja e sotme besoj se do të jetë krejt ndryshe, edhe sepse nuk mund të zhgënjejmë tifozët tanë, që do të vijnë të na mbështesin të shumë në numër. De Ketelaere? Ka pasur një shqetësim fizik. Besoj se vështirë do të jetë në fushë edhe të dielën. Ndërsa mes të grumbullarve kthehet në dispozicion Messias. Gjithsesi për formacionin do të pres disa orë përpara ndeshjes e më pas do të vendos”.