Stefano Pioli mund të trajnojë në Lindjen e Mesme

Sport

Sirena saudite për Stefano Piolin. Që prej largimit nga Milani, tekniku italian nuk e ka gjetur ende një tjetër skuadër për të trajnuar, mirëpo mundësia që ai të ulet në stol së shpejti, është e madhe. Sipas mediave të huaja, Pioli do të emërohet trajner i skuadrës së Al-Nassr, atje ku janë një sërë yjesh të futbollit botëror, duke nisur nga Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, apo edhe Marcelo Brozoviç. Informacionet nga Lindja e Mesme bëjnë me dije se tekniku actual i Al Nassr, Luis Castro do të shkarkohet nga detyra përgjatë ditëve të ardhshme dhe vendi i tij do të zëvendësohet pikërisht nga Pioli. Përgjatë muajve të verës, tekniku nga Parma, Pioli, ishte në diskutim për t’u emëruar në krye të Al Ittihad, por diçka e tillë nuk u krye me sukes, për shkak se disa futbollistë të klubit në fjalë, nuk kishin pranuar të punonin me 58 vjeçarin. Gjithësesi, për Piolin është shfaqur sërish një tjetër mundësi për t’iu rikthyer profesionit, diçka që pritet me interes të lartë, se si do të shkojë.