“Atletico ka pasur gjithmonë liderë dhe vazhdon t’i ketë. Nuk kam dyshime për këtë. Megjithatë, ndonjëherë luajmë keq dhe ndonjëherë tjetër mirë. Mirëpo liderët e theksoj që nuk mungojnë. E dimë që kjo përballje me Bryzhin është e rëndësishme, pasi kemi nevojë të madhe për ato tri pikë që do të na mbajnë gjallë shpresat e kualifikimit. Kryesorja do të jetë të marrim rezultatin, sepse askush në fund nuk do të flasë për lojën, por për pikët e siguruara. Kam besim të madh se e skuadra do të mobilizohet, për të realizuar objektivin që i kemi vënë vetes. Reagimi duhet të nisë që nga kjo sfidë e sotme, pasi nuk kemi tjetër alternativë”.
