Starton Premiershipi skocez

Sport

spfl
Merr udhë të shtunën e 1 gushtit edhe Premiership i Skocisë, kampionati i treti që do mund të ndiqni në ekranin e TRING SPORT, pas Superligës Zvicerane dhe Jupiler Liges Belge. Nuk kishte si të niste ndryshe, përveçse me mbrojtjen e titullit nga ana e kampionëve të Selltik, që presin Ross Countyn, skuadër e cila vjet luftoi për t’i shpëtuar vendeve të fundit të renditjes. Përballjet e paparashikueshme skoceze do të vijojnë të dielën në ora 13:30, me Hearts – St. Johnstone, kurse në ora 16:30 thirret në apel pretendentja tjetër për titull, Aberdeni, që do të sfidojë Dandi Junaited në transfertë.
Ky edicion futbollistik në Skoci është i gjithi për t’u parë, përderisa duhet shuar kurioziteti nëse do të prishet “monopoli” i titullit, pasi që prej vitit 1985 nuk ka pasur të tjera skuadra veç atyre të Gllasgout që kanë dalë kampionë.
Fundjava sjell edhe duelet kryesore të javës së tretë të kampionatit zviceran, si dhe për të dytën e atij belg. Fillimisht, janë kampionët e Zvicrës, Bazel, që zbresin në fushë, të shtunën në ora 15:00 përballë Sionit, në shtëpi. Do të jetë një revansh për skuadrën e Gashit dhe Xhakës, që u mund 3-0 në finalen e Kupës të sezonit të kaluar, pikërisht nga ekipi që do të kenë përballë, këtë herë për kampionat. Kurse futbolli belg vazhdon të dielën në ora 18:00 me Standard Liezh-Zulte. Më pas, në ora 20:00 është radha e Anderlhetit të Hasit, që tani edhe me sulmuesin italian Stefano Okaka të sapoardhur nga Sampdoria, luan në transfertë përballë Leuven.
31 korrik, Tring Sport 1
Gent – Genk ora 20:30
1 gusht Tring Sport 2
Selltik – Ros Country ora 13:45
Tring Sport 1
Bazel – Sion ora 15:00
Të dielën, 2 gusht,
Hearts – St.Johnstone ora 13:30, Tring Sport 1
Dandi – Aberden ora 16:30, Tring Sport 1
Standard L. – Zulte ora 18:00, Tring Sport 2
Leuven – Anderleht ora 20:00, Tring Sport 1