Sportingu i Lisbonës mund të shkarkojë trajnerin, vetëm një muaj pas emërimit të tij. Fjala është për teknikun Joao Pereira, i cili, në 11 Nëntor mori drejtimin e skuadrës kampione të Portugalisë, pasi prej andej u largua një emër me peshë si Ruben Amorim. E mesa duket, rezultatet e lëna nga Amorim, patën një peshë të rëndë mbi supet e Pereiras, i cili duhet thënë se rezultatet e arritura deri më tani, nuk i ka aspak në favor të tij. Në 8 ndeshje që e ka drejtuar skuadrën në të gjtiha kompeticionet, Pereira ka humbur 4, ka fituar 3 dhe ka barazuar një herë. Përpara ardhjes së tij, Sportingu kishte vetëm fitore në të gjitha javët që kishte luajtur në kampionat, por më pas, erdhën menjëherë 2 humbje radhazi, ndëra në javën e fundit, skuadra u ndal në barazim pa gola me Gil Vincenten jashtë shtëpie. Si pasojë, Sportingu ka humbur vendin e parë në kampionat, teksa atje është ngjitur Benfica, duke komplikuar kësisoj një sezon, të nisur në mënyrë gati-gati perfekte. Në kushte si këto, mediat e huaja, bëjnë me dije, se drejtuesit e klubit, po mendojnë shkarkimi nga detyra të Joao Pereiras, pasi po marrin mesazh të qartë, se me të në krye, suksesi duket i paarritshëm. Thënë këtë, presioni për 40 vjeçarin ka nisur më shpejt nga sa mund të ishte menduar, kështu që çdo rezultat i marrë në ndeshjen e radhës, mund të ketë ndikim vendimtar për të ardhmen e tij.