Rui Borges, trajneri i Sportingut:
“Dortmundi është një skuadër e madhe. S’ka rëndësi nëse humb apo fiton. Ata kanë ndryshuar trajnerin dhe tani jam i sigurt se kanë ndryshuar edhe sistemin e lojës. Në përbërje, ata kanë lojtarë nga sezoni i kaluar, të cilët shkuan deri në finalen e Champions League. Prandaj them që trajenri i ri, patjetër që ka sjellë ide të reja. Mendoj se ata do të bëjnë një lojë sulmuese. Sipas mendimit tim, sonte do të luajmë ndaj një ekipi mjaft të fortë dhe lojtarëve të mëdhenj.
Megjithatë, ne jemi të lumtur që ndodhemi këtu. Po konkurojmë në kompeticonin më të madh dhe më të bukur në botë të futbollit të klubeve dhe natyrisht që edhe sfidat do të jenë gjithmonë të nivelit maksimal. Thjesht, ne duhet të jemi gati dhe unë mendoj se jemi gati.
Kemi hartuar me kujdes, në çdo detaj planin tonë të lojës dhe e kemi të qartë se si duhet të qasemi në këtë ndeshje. Së pari, duhet treguar respekt për kundërshtarin; duhet të kemi një qasje të mirë psikologjike ndaj lojës, pasi qetësia është në çdo rast një element i vyer. Lojtarët e mi janë të movituar dhe të gjithë janë gati të japin më shumë se maksimumin. Fakti që luajmë në shtëpinë tonë, do të thotë se do të kemi mbështetje maksimale edhe nga tifozët. Prandaj, uroj të gjithçka të shkojë mirë për ne dhe në fund të marrim një rezultat pozitiv.”
Rui Silva, portieri i Sportingut:
“Dortmundi po kalon një moment të vështirë në kampionat, por Champions League është një tjetër kompeticion. E dimë forcën e tyre, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, e për këtë arsye, jemi përgatitur. Përpara nap resin 180 minuta të vështira, çka do të thotë se duhet të tregohemi rigorozë dhe duhet ta bëjmë punën siç duhet. Ne kemi pikat tona të forta dhe kemi punuar mbi to. Nëse zbatojmë planin që na ka thënë trajneri, atëherë mund bëhemi një skuadër e rrezikshme gjithashtu.”
Niko Kovaç, trajneri i Dortmundit:
“Sonte do të përballemi me një atmosferë elektrizuese dhe kundërshtar të fortë. Sportingu është një ekip që përgjatë këtij sezoni ka përjetuar disa momente të vështira, por duket sikur ata kanë gjetur formën e tyre më të mirë përgjatë kohëve të fundit. Sportingu është një ekip që meriton respekt për atë që ka treguar përgajtë edicioneve të fundit, jo vetëm në futbollin vendas, por edhe në Europë.
Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi vetëm tek vetja jonë. Në futboll, uniteti, merr një rëndësi të veçantë. Nëse qëndrojmë të bashkuar, atëherë jam i bindur se do të bëjmë mirë. Kemi një skuadër me kualitet dhe që mund të konkurojmë denjësisht në fushën e lojës.
Gyokeres? Zhvillimi i tij si lojtar është fantastic. Por, ai nuk do të luajë vetëm në fushë. Sportingu është në vendin e parë në Portugali, prandaj duhet të jemi gati.”
Emre Çan, mesfushori i Dortmundit:
“Javët e fundit kanë qenë të vështira për ne, por ne e dimë se në futboll, rëndësi ka vetëm fitorja. Kemi mësuar shumë nga rezultatet negative përgjatë kësaj kohe. Po punojmë fort në stërvitje. Jemi duke dhënë maksimumin dhe këtë duam ta tregojmë edhe në fushën e lojës. Në Champions League nuk mund të ketë asnjë ndeshje të lehtë, kështu që e dimë se sot është gjithashtu e vështirë, ndaj një kundërshtari si Sportingu që është duke bërë mirë në Europë, e po ashtu edhe në Portugali. Duhet të jemi gati. Motivimi është i lartë nga të gjithë lojtarët dhe secili është i gatshëm të japë përtej maksimumit për ëtë ndihmuar skuadrën në fushën e blertë.”