Lajme të këqija për sportin britanik, dy yje të njohura u shuan të enjten në moshë fare të re. Kampjoni Olimpik i kërcimit mbi shkop, Germaine Mason humbi jetën pas një aksidenti me motor në Xhamaika, ndërsa ish-futbollisti i kombëtares angleze, Ugo Ehiogu u nda nga jeta në moshën 44-vjecare pas një arresti kardiak. Britaniku me origjinë xhamajkane, thuhet se u përfshi në një aksident duke u gdhirë e enjtja. Ai kishte qenë duke festuar me miqtë në një festë. Motori i tij u gjend në jashtë një rruge kryesore në Kingston. Thuhet se Mason ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë. Vetëm 34-vjecar, ai ishte tërhequr nga sporti pasi kishte përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në dy lojëra Olimpike. Në 2008-ën në Lojërat e Pekinit, pati fituar medalje, ndërsa të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit. Që nga Usain Bolt e deri te kryeministri xhamajkan Andrew Holness. Ndërkohë ish-mbrojtësi i kombëtares Angleze dhe Aston Vilës, Ugo Ehiogu, u nda nga jeta pas një infarkti. 44-vjecari, i cili prej 3 vitesh drejtonte skuadrën e rezervave të Tottenhamit, u dërgua me urgjencë në spital mbrëmjen e së enjtes, por nuk mundi t’i mbijetojë problemeve me zemrën. Klubi i Tottenhamit ka shpërndarë lajmin ndërsa të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit. Ehiogu, luajti më shumë se 300 ndeshje për Aston Vilën, përpara se të kalonte me Middlesbrough-n në fillim të viteve 2000. Me një total prej 355 ndeshejsh në Premier League, ai figuron mes lojtarëve me më shumë takime të diskutuara në elitën e futbollit anglez.