Spiuni i Francës, raport të detajuar për Shqipërinë

Sport

spiuni.jpg

Edhe në kampin francez kanë filluar të shqetësohen për Shqipërinë. Patrik Gonfalon, trajneri i kombëtares U-19 të Francës, i cili ndjek hap pas hapi kuqezinjtë që prej muajit mars, ka prezantuar para trajnerit Didier Deshamp raportin e të plotë rreth skuadrës shqiptare.
Sipas asaj që përcjell “RMC Sport”, raporti i Gonfalon pritet të ndikojë në taktikat e përzgjedhura nga francezët për ndeshjen e së mërkurës përballë Shqipërisë që do të luhet në Marsejë nga ora 21:00. Sipas asaj që bën me dije”, Gonfalon ka shplasur analizën e tij para të gjithë stafi teknik të Francës, për përfaqësuesen kuqezi në përgjithësi dhe çdo lojtar në veçanti. Duket se raportimi kryesor do të jetë në lidhje me fazën mbrojtëse të ekipit tonë. E mbi të gjitha dilemat që ka De Biasi, mbi Canën e pezulluar, përderisa ka një mëdyshje për të zgjedhur mes Kukelit, që e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit qendror, apo Ajeti i cili është lojtari i vetëm i mirëfilltë në dispozicion për atë rol. Gonfalon, të shtunën ishte i pranishëm në stadiumin e Lens për të ndjekur përballjen kundër Zvicrës dhe ka mbajtur shënim gjithçka.
Ndërkaq, Franca duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e mundshme të Pol Pogbas. Mosprania e yllit francez në stërvitjen e fundit ka ndezur alarmin, aq sa mediat vendëse raportojnë se ka rrezik të mos jetë në sfidën e rëndësishme të 15 qershorit. Lajmi konfirmohet nga reporteri i Francës në “Euro 2016”, David Crossan, i cili megjithatë nuk ka dhënë më shumë detaje përsa I përket mungesës së mundshme të mesfushorit të Juventusit.