Jose Mourinho ka marrë dritën jeshile për të nisur bisedimet rreth një rikthimi të Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Sipas kanalit spanjoll La Sexta, bisedimet që po bën Mourinho për një kontratë të re me Manchester United-in, kanë përfshirë edhe lëvizjet në merkato. Këtu emri i momentit është Ronaldo, kjo pas një serie raportimesh që bënin fjalë rreth pakënaqësive që ka portugezi me drejtuesit e Realit. 32-vjecari thuhet se ka mbetur i zhgënjyer nga mos-mbajtja e fjalës prej Florentino Perez, i cili i pati premtuar rritje page pas triumfit për herë të 12-të në Champions League. Sipas kanalit La Sexta, United parashikon një buxhetp rej rreth 400 milionë eurosh për këtë transferim. 200 do jenë oferta për Realin, dhe pjesa tjetër paketa që do të përballojë pagën e majme të portugezit në Old Trafford. Te “Djajtë e Kuq” janë të mendimit se lëvizja ja vlen, kjo pasi emri i Ronaldos mund të prodhojë një bum shitjesh në fanella, sidomos në tregjet aziatike dhe ato të Shteteve të Bashkuara. 5 herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Manchesteri në vitin 2009-të, për shifrat e 94 milionë eurove. 9 vite më pas ai ka fituar gjithcka dhe te Reali mban plot rekorde si golashënues. Ky rikthim te United shihet si shansi i fundit për të marrë një kontratë të majme, kjo pasi Ronaldo më 5 shkurt mbush 33 vjeç. Në Old Trafford do të ribashkohej me Mourinhon, që e kishte trajner te Reali për 3 sezone në vitet 2010-2013-të.