Sparkata e Serena Williams

Sport

Images
Niveli i saj në tenis dihet. Jo më kot është edhe numri 1 në botë. Mirëpo Serena Williams duket se tani ka dashur të tregojë veten, edhe si gjimnaste, përmes një numër të vërtetë akrobatik.

Tenistja shfaqet në kopertinën e revistës “Neë York Magazine”, më seksi se kurrë. E veshur me një kostum të zi, 33-vjeçarja ka mbuluar krahët, por duke nxjerr në pah këmbët e saj të tonifikuara. Në setin e fotove Serena servir një sparkatë, që është cilësuar si një nga veprimet sportive më “të nxehta”.

Me katër medalje ari olimpike, pesë Wimbledon dhe 21 Grand Slam të fituara, padyshim Serena Williams është femra e rekordeve në tenisin botëror. Por duket se tani kërkon të shndërrohet edhe një “Sex-symbol”, në kategorinë e sportit që përfaqëson.