Spanjë, Zidane thotë se do të rikthehet shpejt si trajner, në Angli spekulojnë se do zëvendësojë Mourinhon

Sport

zida
Rikthimi i Zidane! Ky ishte cilësimi i pjesës më të madhe të gazetave spanjolle, pak pasi francezi dha një intervistë për televizionin publik TVE. Ish-drejtuesi i Realit të Madridit i cili i shpalli Los Blancosat tre herë radhazi kampionë Evrope, ka thënë se do t’i rikthehet shumë shpejt trajnimit. Zizou, befasoi gjithë tifozët e Realit pasi deklaroi dorëheqjen fillë pak ditë pas finales së Kievit kundër Liverpoolit. Gjatë verës ka patur plot spekulime ku më së shumti flitet si zëvendësuesi i Mourinhos te Manchester UNitedi.

mour

“Nuk ka dyshim. Së shpejti do t’i kthehem punës së trajnerit sepse kjo punë më jep goxha kënaqësi”, ka thënë francezi 46-vjecar. Menjëherë pas kësaj deklarate, zërat se ai do të marrë drejtimin e Manchester Unitedit janë shtuar ndjeshëm. Aktualisht “Djajtë e Kuq” po hasin mjaft vështirësi me Jose Mourinhon. Edhe pse portugezi ka mjaft mbështetje nga tifozët, rezultatet dhe loja zhgënjyese mbeten përndjekja e tij më e keqe. Herë-pas-here spekulimet në Britani kanë shkuar deri aty sa të përmendin edhe emra konkretë të lëvizjeve të mundshme të Zidane, ku për shembull përmenden James Rodriguez, Toni Kroos, Thiago Alcantara apo dhe Edison Cavani.