Në Spanjë kanë mbetur vetëm dy skuadra që pritet të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion. Disfata 5-3 e Barcelonës ndaj Villarrealit, ka bërë që skuadra katalanase të mbetet në kuotën e 44 pikëve, 11 pikë më pak sesa vendi I parë që mbahet nga Girona.
E si pasojë, Barcelona mund të konsiderohet jashtë garës për titull, teksa gara për La Ligan, mesas duket do të vazahdojë mes Gironas dhe Real Madrid. Ndoshta askush nuk mund ta kishte imagjinuar diçka të tillë në fillim të sezonit, mirëpo kjo është pikërisht një nga arsyet kryesore që futbollli të është kaq I bukur dhe jo më kaq është sporti më I populluar në botë.
Në javën e fundit të luajtur, atë të 22, Girona triumfoi minimalisht 1-0 jashtë shtëpie ndaj Celta Vigos. Po në transfertë luajti edhe Real Madrid, që fitoi 2-1 ndaj Las Palmas.
Kur është pyetur mbi një rivalitet të tillë, trajneri I Gironas, Michel, është pyetur se skuadra e tij është ndjeshëm inferiore sesa Real Madrid, që mbetet kandidati numër një për të triumfuar këtë sezon në Spanjë.
Prova e vërtetë mes këtyre skuadrave do të jetë pikërisht data 3 Shkurt, atëherë kur do të vendosen përballë njëra-tjetrës në Santiago Bernabeu. Megjithatë, përpara se të sfidohet me ekipin katalanas, Reali do të sfidojë fillimisht skuadrën e qytetit, Getafen, duel I mbetur prapa në calendar, si pasojë e angazhimit në Superkupë.
Sa I përket renditjes së deritanishme, vendi I parë mbahet nga Girona me 55 pikë, kurse Reali ndjek në të dytin, me 1 pikë më pak. Nëse fiton në ndeshjen e prapambetur, atëherë ekipi I Ançelottit, do të ngjitej në krye me dy pikë diferencë.