Spanjë, Valverde e merr me qetësi, problemi muskulor i Messit jo serioz

Sport

mesi ll
Për shkak të një lëndimi muskulor, Lionel Messi nuk u aktivizua me Argjentinën në asnjë nga dy ndeshjet miqësore. Por sipas trajnerit të Barcelonës Ernesto Valverde 30-vjecari nuk ka asnjë lëndim serioz. Valverde ishte të martën në prezantimin e volumit të 14-të të librit “Relatos Soidarios del Deporte” dhe aty iu përgjigj interesimeve të gazetarëve rreth situatës së Messit. 54-vjecari tregoi se ishte në dijeni të problemit muskulor që argjentinasi kishte që pas ndeshjes me Athletic Bilbaon, ndeshje që sipas Valverdes ai e mbylli me një problem të lehtë. “Nuk jam i shqetësuar, do ta shohim me imtësi se në ç’gradë është shqetësimi që ka Leo dhe më pas do të veprojmë si zakonisht” – tha trajneri i katalanasve.

valeverde

Barcelona mbetet në krye të La Ligas ndërsa në Champions League, në çerek-finale, ka një përballje të dyfishte me Romën. Sezonin që shkoi Messi vuajti një problem muskulor që e la atë jashtë fushe për 21 ditë mes muajve shtator-tetor, por situata e këtij viti thuhet se nuk është e ngjashme. Në fundjavë katalanasit ndeshen me Sevillan në transfertë dhe më pas të mërkurën presin Romën në Champions. Valverde ndërkohë është përpjekur ta marrë situatën me qetësi. Ai në publikimin e librit, foli edhe për Pique-n, që vuajti vërshëllima në ndeshjen me Spanjën. Valverde tha me shaka se nuk i kishte dëgjuar vërshëllimat, pasi kur i sheh ndeshjet në televizion, i sheh pa zë.