Spanjë, Rakitiç refuzon PSG: ‘Barcelona është gjithçka’

Sport

ivan
Pak ditë më parë, e përditëshmja katalanase ‘Sport’ do të raportonte për një interesim serioz të PSG për shërbimet e Ivan Rakitiç. Madje kampionët në fuqi të Francës kishin bërë ofertën e tyre, ku për Barcelonën do të shkonin rreth 90 milionë euro, ndërsa për lojtarin do të kishte nje kontratë me një pagë të majme.  Por duket se ka qenë vetë kroati që ka refuzuar ofertën e ardhur nga Franca. 30-vjeçari i është përgjigjur gazetës ‘Sport’ duke thënë se nuk ka asnjë klub që mund të ofrojë diçka më shumë se Barcelona. Qëndrimi i tij me blaugranat siç zbulon Rakitiç është bërë edhe pas diskutimeve që ai ka patur me familjen e tij dhe trajnerin Valverde, si dy nga faktorët që ndikuan më shumë në vendimin e tij.

ratikic
Familja e kroatit është e lumtur me jetën në Barcelonë, ndërsa nga Valverde, lojtari gëzon besim dhe respekt të plotë. Madje pas largimit të Iniestas, 30-vjeçari shihet si shtylla e mesfushës katalanase. Por oferta e PSG gjithësesi mbetet një sinjal i qartë për drejtuesit e skuadrës, që duhet të nxitojë për t’i rritur pagën lojtarit, që ka deklaruar se pret një telefonatë nga presidenti Bartomeu. Ivan Rakitiç u bë pjesë e Barcelonës në verën e vitit 2014, kur u transferua nga Sevilla për 18 milionë euro.