Spanjë, Nike mund të përdorë Neymarin për t’i prishur kontratën Adidasit me Realin

Sport

neymar

Raportime tejet interesante ka pasur në Spanjë për sa i përket merkatos. Gjendja e spekulimeve rreth Neymarit kanë prodhuar situata të ndryshme. Gazeta AS analizoi se marka e njohur Nike mund të jetë thelbësore rreth një transferimi të mundshëm të brazilianit në Madrid. Ronaldo dhe Neymar janë figurat kryesore të markës amerikane për sa i përket fushatave individuale të marketingut.

nike

Ndërkohë Reali ka një marrëveshje me Adiddasin të vlefshme deri në vitin 2020 për 40 milionë euro në sezon. Pikërisht këtu, për t’i prishur kontratën markës rivale, AS thotë se Nike mund të ndërhyjë për të lëvizur Neymarin në Madrid. Ndërkohë po në Spanjë ka pasur një deklaratë tejet kurioze. Phelippe Coutinho, një shok i ngushtë me 25-vjecarin, ka thënë se do të kishte dashtur shumë që të luante përkrah tij te Barcelona.

nike2

“Do të ishte fantastike ta kishim sërish në skuadër” – tha mesfushori katalan në një intervistë të fundit televizive. Spekulimet rreth një lëvizje të Neymarit nga Parisi kanë qenë të vazhdueshme, por së fundmi pas lëndimit të tij ato janë intensifikuar duke hapur të tjera telashe për grupin e PSG që duket se nuk po gjen dot qetësinë.