Spanjë, muaji shkurt, muaj vendimtar për objektivat e Realit të Madridit

Sport

realmadridmdlmv

Janari më në fund mbaroi dhe Reali i Madridit merr frymë thellë për sfidat që parashikon muaji shkurt, sfida si ajo me PSG në Champions League, që do të vërë përfundimisht pikën te rezultati sezonal për skuadrën e Zidane. Pas një muaji në krizë të thellë, ku u shënuan humbje me Villarreal e Leganes apo barazime si ato me Celta Vigon dhe Numancian, Los Blancos shpresojnë që kalendari dhe sidomos motivimi për në Champions League të jenë një shtysë që gjërat të ndryshojnë. Objektivi i vetëm sezonal për Zidane ka mbetur mbrojtja e titullit kampion në Champions. Në La Liga Barcelona konsiderohet e pakapshme, ndërsa në Copa del Rey djeg shumë eliminimi nga Leganes. Megjithatë gazeta Marca analizoi këtë javë se në Bernabeu kanë arsye për të qenë optimistë. Përpara në kalendar Los Blancos nuk kanë skuadra të forta për t’u ndeshur. Levante, Real Sociedad, Betis, Leganes dhe Alaves i përkasin pjesës së poshtme të tabelës dhe nuk parashikohen probleme, sidomos për sa i përket fokusit Champions. Zidane do të ketë kështu mundësi të punojë i qetë për sfidën e 14 shkurtit kundër PSG, por edhe për ndeshjen e kthimit, fiksuar për më 6 mars. Në anën tjetër Valencia dhe Barcelona përballen në Kupë, dhe kanë kalendar të vështirë pasi në kampionat luajnë edhe me njëra-tjetrën dhe Atleticon, kështu shkurti pritet të risjellë te Reali i Madridit frymën e munguar, por mbetet për t’u parë nëse rezultatet do jenë ndryshe nga janari.