Spanjë, Messi mposht Realin, kap kuotën 500 gola me Barcelonën

Sport

leoomesssi

Lionel Messi ishte protagonist absolut i klasikes me Realin duke ndëshkuar madrilenët në një humbje 3-2 në Bernabeu. Në një ndeshje të jashtëzakonshme, argjentinasi shënoi golin e tij të 500-të me fanellën e katalanasve dhe nuk i përmbajti aspak emocionet, pasi në këtë mënyrë skuadra e tij i ngjitet përkohësisht kreut të kampjonatit me pikë të barabarta me Los Blancos. Ndeshja nisi fillimisht me një gol të Casemiros, por ishte Messi që ri-vuri ekulibrat. 29-vjecari pasi u fut në zonë dribloi Carvajal dhe Luka Modric mposhti edhe portierin Navas duke gjetur rrjetën. Reali humbi Gareth Bale-in, për shkak lëndimi, ndërsa Ronaldo humbi disa raste për t’i rikthyer madrilenët në avantazh. Në pjesën e dytë Ivan Rakitic shënoi për Barcelonën me një goditje nga distanca dhe fillë më pas Sergio Ramos e humbi toruan duke dalë me karton të kuq. Por megjithëse me një lojtar më pak, madrilenët arritën të barazonin. Pas një krosimi të Marcelos, James Rodriguez u shfaq i pamarkuar dhe ndëshkoi Ter-Stegenin. Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt një barazimi, Lionel Messi gjeti golin e fitores duke ndezur tërësisht tifozët katalan që gjendeshin në anë të Bernabeut. 29-vjecari festoi duke hequr fanellën e duke ia treguar tifozëve. Ky ishte goli i 500 për argjentinasin, i cili këtë kuotë e arrin në vetëm 577 ndeshje. Shifra këto totalisht të jashtëzakonshme vetëm për një lojtar të jashtëzakonshëm sikurse ai.