Spanjë, Messi barazon rekordin e Mullerit, Coutinho thotë se është më i miri në botë

Sport

messigola

Lionel Messi festoi ndeshjen e tij të 400 me Barcelonën duke barazuar rekordin e legjendës Gerd Muller, teksa katalanasit kryesojnë La Ligan me 9 pikë distancë nga Atletico Madrid. Argjentinasi realizoi ndaj Levantes rrjetën e 365-të në karrierë, po aq sa pati shënuar gjermani Muller, i cili mbante i vetëm rekordin e më shumë golave ndër 5 ligat më të forta të Evropës. Për Messin ky ishte një tjetër hap historik në karrierën e shkëlqyer që ka pasur deri më tani. Shumë shpejt ai do ta thyejë rekordin e Mullerit, i cili e vendosi duke luajtur për Bayernin në vitet 64-79. 30-vjecari nga Rosario luan sezonin e tij të 16-të me Barcelonën dhe fitorja 3-0 ndaj Levantes ka shtuar ndjeshëm optimizmin te katalanasit. Shtypi spanjoll raporton se pavarësisht këtij rekordi, Messi nuk e ka pasur shumë vëmendjen te kjo arritje. Don Balon raportoi lajmin se Messi ka pasur në fokus lojën e 20-vjecarit Dembele, i rikthyer pas një lëndimi të gjatë. Në fakt sikurse thotë kjo gazetë, 30-vjecari është kënaqur nga ajo çka francezi ka dhënë në fushë dhe thuhet se ai i ka kërkuar që të vazhdojë me këtë ritëm në mënyrë që të lidhet më shumë me të dhe Suarezin. Ndërkohë i sapo-ardhuri Coutinho, i pyetur rreth numrit që do të mbante veshur, ka shmangur cdo lloj insinuate duke thënë se numri 10-të te Barça i përket vetëm 1 lojtari dhe ai është Lionel Messi, sipas tij lojtari më i mirë në Botë.