Spanjë, Marca bën bilancin, Barcelona blindon lojtarët me më shumë se 3 miliardë euro klauzola

Sport

barca
Samuel Umtiti u bë lojtari i radhës te Barcelona që ripërtërin kontratën dhe sheh në të një klauzolë të majme prej 500 milionë eurosh për prishjen e saj. Pikërisht prej këtij rinovimi të fundit, gazeta Marca analizoi të martën se tanimë katalanasit kanë një total të frikshëm prej 3 miliardë e 855 milionë eurosh klauzola në kontratat e lojtarëve të tyre. Nga lojtarët bazë normalisht ai më kryesori mbetet Lionel Messi me plot 700 milionë euro klauzolë, më pas vijnë treshja Sergi Roberto, Pique dhe Umtiti me 500, Dembele dhe Coutinho me 400, Suarez me 200, Ter Stegen 180, Jordi Alba 150 dhe Raktic 125 milionë.

barca1

Marca këmbëngul se largimi i Neymarit për 222 milionë euro, aq sa dhe ishte klauzola e prishjes së kontratës, e ka shtyrë klubin të paraprijë çdo situatë me të tilla shifra. Nën drejtimin e Presidentit Bartomeu, klubi ka ecur në një drejtim për sa i përket ripërtëritjeve të kontratave. Messi, Pique, Sergi Roberto kanë qenë objektivët kryesor ndërsa tani në radhë është Jordi Alba, kontrata e të cilit mbyllet në vitin 2020-të. Në analizën e gazetës Marca spikat emri i Rafinhas, i cili ka në kontratë klauzolën prej 75 milionë eurosh, por të cilin Interi mund ta transferojë atë për 35 nëse bie dakord me klubin për mënyrën e pagesës, pasi aktualisht zikaltërit kanë edhe vështirësi me bilancet.