Ndodhi ajo që nuk parashikohej, Kepa Arizabalaga vendosi të ripërtërijë kontratën me Athletic Bilbaon, duke i mbyllur kështu derën një transferimi të mundshëm te Reali i Madridit. Lajmi u bë publik nga klubi bask që njoftoi se portieri i tyre kishte rënë dakord duke firmosur një kontratë 7-vjeçare, pra deri në vitin 2025 ai do të luajë në San Mames. Në Spanjë ky lajm ka shtangur shtypin sportiv, kjo pasi atje pritej që Kepa të nënshkruante me Realin. Prej disa ditësh thuhej se ishin duke u diskutuar vetëm nën-çështjetj, por ja që në fund, 23-vjeçari ka ndërruar mendje. Nga lajmi i bërë publik prej klubit bask, tërheq vëmendjen fakti se Arizabalaga ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh, shifra tmerrësisht më të larta këto, krahasuar me ato që përfliteshin se do të paguante Reali për ta marrë atë që në janar. Los Blancos thuhej se ishin të gatshëm të paguanin 20 milionë euro që ai të vinte në Bernabeu. Tashmë vetëm koha do të tregojë nëse vendimi i Kepas pë të qëndruar ishte i duhuri apo jo. Vlen të theksohet se 23-vjecari është aktualisht i lënduar me një shembje në shputën e këmbës dhe nuk luan që prej 16 dhjetorit.