Spanjë, Iniesta nuk do të shkojë në Kinë, por me gjasa në Japoni

Sport

andressssssss
Andres Iniesta nuk do të shkojë në Kinë, por në Japoni. Radioja spanjolle Cadena SER raportoi të martën se mesfushori i mirënjohur i Barcelonës ka arritur marrëveshje me klubin Vissel Kobe në kampionatin J1 të Japonisë. Ky klub zotërohet nga Hiroshi Mikitani, i cili është themelues i kompanisë Rakuten, sponsor zyrtar i Barcelonës. Radioja në fjalë në raportimin e saj theksoi se Iniesta do të firmosë një kontratë që do ta shpërblejë atë për plot 25 milionë euro në sezon. Ky lajm u raportuar edhe nga El Larguero.

iniesta

I gjithë ky raportim erdhi pasi klubi kinez Chongqing Dangdai deklaroi zyrtarisht se Iniesta nuk do të transferohej te ata. “Marrëveshja jonë do të jetë si partneritet marketingu dhe jo për sa i përket aspektit të futbollit. Pra Iniesta nuk do të angazhohet nga ne si lojtar” ishte deklarata nga klubi kinez. Mbetet ende e paqartë se si do të vijojë karriera e Iniestës, ndërsa klubi i Barcelonës ka kryer tashmë disa ceremoni radhazi për ta nderuar atë. 33-vjecari e konfirmoi muajin e kaluar se do të largohej nga Camp Nou. “Për Barcën kam dhënë gjithcka” ishte komenti i tij mes lotësh teksa pas 22 vitesh me fanellën katalanase ai tashmë do të ndryshojë ambient. Gjithcka vjen pasi fitoi trofeun e 32-të në karrierë.