Spanjë, çështja Neymar, braziliani rrezikon 2 vite burg

Sport

Neymar

Nuk ka fund çështja gjyqësore për Neymar. Së fundmi Gjykata Spanjolle ka urdhëruar paraqitjen në bankën e të akuzuarve vetë 25-vjecarin, duke i dhënë një tjetër goditje imazhit të tij si futbollist, por edhe vetë klubit të Barcelonës. Prokuroria spanjolle ka kërkuar që 25-vjecari, por edhe zyrtarë të lartë sportiv, të gjykohen në lidhje me akuzat për korrupsion dhe mashtrim. Akuza prej të cilave, për brazilianin, kërkohet dënim me dy vite burg dhe një gjobë prej 10 milionë eurosh. Bashkë me 25-vjecarin me të njëjtat akuza kërkohet gjykim edhe për familjarët dhe zyrtarët e Santosit teksa në proces do të dalin para gjyqit edhe Presidenti aktual i katalanasve, Bartomeu si dhe paraardhësi i tij Rosell, të cilët rrezikojnë deri në 5 vjet burg dhe një gjobë të majme për Barçën. Çështja e transferimit të Neymar te Barcelona prej 4 vitesh është kthyer në një kalvar ligjor, kjo pas pretendimeve të një pale të tretë, që gëzonte të drejtat e shërbimeve të tij. Kompania braziliane DIS zotëronte 40% të shërbimeve dhe në vitin 2013-të u pagua vetëm 6.8 milionë euro. Ajo ngriti dyshimet se i qe mohuar një pjesë edhe më e madhe parashë, kjo pasi Barcelona, klubi i Santosit dhe të afërmit e Neymarit refuzuan ta deklaronin shifrën reale të operacionit.