Barcelonë me silenciator dhe Real Madridi pamëshirshëm në javën e dytë të La Ligas në Spanjë. Kampionët në fuqi, megjithëse kishin në fushë artilerinë e rëndë Messi-Suarez-Neymar, u janë falur golit të një mbrojtësi, ThomasVermalen, nësfidën ndaj Malagës.
Kurse madrilenët gjetën fitoren e parë të epokës Benitez, duke u shfaqur të papërmbajtshëm me dopietat e Gareth Bale e Hames Rodriguez në suksesin 5-0 të arritur kundrejt Betis.
Triumf bindës me shifrat 3-0 regjistroi edhe Atletiko Madridit në fushën e Seviljes, në përballjen e parë tëfortë që dhuronte ky sezon futbollistik në Spanjë. Ndërkohë që bien në sy fakti se në kryesimin e renditjes pas dy javësh të luajtura, figurojnë veç Barcelonës, dhe Atletiko Madridit, edhe skuadra të vogla si Eibar e CeltaVigo. Ndërsa Real Madridi është më poshtë tyre, si pasojë e barazimit të javës së parë ndaj Sporting Gijonit.