Spanjë, Barcelona fiton sërish, Reali humbet ndaj Sevillas

Sport

barca barca12
Tjetër hap i pacunguar i Barcelonës në La Liga. Katalanasit fituan 5-1 përballjen e mesjavës kundër Villarrealit në shtëpi duke vazhduar më tej synimin e tyre për ta mbyllur këtë sezon pa asnjë humbje në kampionat. Në sfidën e javës së 36-të, në Camp Nou, shifrat i zhbllokoi Philippe Coutinho në minutën e 11-të, ndërsa Paulinho dhe Messi bënë që rezultati të shkonte 3-0 brenda 45 minutave. Në pjesën e dytë Sansone ngushtoi diferencën sapo u hodh në fushë, por loja nuk ndryshoi. Emocionuese ishin ndërkohë castet kur Iniesta u largua nga fusha me një “standing ovation”. Në minutat e fundit më pas ishte momenti për Ousmane Dembelenë që të realizonte 2 gola.

real

U mbyll 5-1 dhe Barca tashmë është dy ndeshje larg rekordit të një sezoni të tërë pa humbje në kampionat. Katalanasve u mjafton të mos humbasin ndaj Levantes dhe Real Sociedadit që të barazojnë kështu rekordin e Realit të Madridit që në sezonin 1931-32 e mbyllte pa humbje një kampionat me vetëm 18 ndeshje. Për sa u përmet Los Blancosave përballja me Sevillan rezultoi një ferr për Sergio Ramosin, i cili fillimisht humbi një penallti ndërsa më pas shkaktoi një autogol. Rikthimi në Andaluzi mbetet i vështirë për të pasi konflikti që ka ai me tifozerinë seviljane është i pa-ndreqshëm. Pavarësisht golit në minutën e 95-të, po me penallti, Ramos nuk mundi t’i barazojë dot shifrat 3-2. Pas kësaj humbjeje, Reali mbetet në vendin e tretë me 18 pikë distancë nga Barcelona.