Barcelona arrin fitoren e 5-të radhazi në kampionat. Në javën e 14-të ta La Ligas, katalanasit triumfuan jo me pak vështirësi jashtë shtëpie ndaj Osasunas me rezultatin 2-1. Në fakt, sfida në Pamplona nisi me malore për katalanasit. Përveçse u ndëshkuan që në minutën e 6-të nga David Garcia, në të 31-tën Robert Leëandoëski mori kartonin e dytë të verdhë, e si pasojë u përjashtua me të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës.
Megjithatë, të besuarit e Xavi Hernandez u rikthyen me të tjera ide në fushën e lojës. Kur nga fraksioni i dytë kishin kaluar vetëm 3 minuta, Pedri riktheu gjithçka në ekuilibër. Golin e fitores për Barcelonës do e shënonte Rahpinha në minutën e 85-të, me brazilianin që kishte vetëm 7 minuta që ishte aktivizuar në fushën e lojës, duke zënë vendin e Ousmane Dembele.
Me këtë fitore, Barcelona udhëheq tabelën e klasifikimit në La Liga me 37 pikë të grumbulluara në 14 javë, ashtu sikurse në edicionin 2010/11-të, 5 më shumë sesa Real Madrid i vendit të dytë, por me një ndeshje më tepër sesa Loa Blancos. Kjo është ecuria e më e mirë ndonjëherë e katalanasve, pas sezoneve 2012/13 dhe 2013/14, atëherë kur në 14 javë, grumbullonin 40 pikë.