Barcelona e Ernesto Valverdes zyrtarizoi angazhimin e qendërmbrojtësit Clement Lenglet. Francezi 23-vjecar ka pranuar të transferohet nga Sevilla sipas një operacioni që kap shifrat e rreth 40 milionë eurove. Clement iu bashkua andaluzëve janarin e vitit të kaluar dhe kushtoi vetëm 5 milionë euro. I lartë 1 e 86 dhe tejet i ri në moshë, Langlet ka nënshkruar një kontratë 5-vjecare me katalanasit. Produkt i akademisë së Nancy-së, ai kreu një sezon tejet të kënaqshëm duke shënuar 4 gola në 52 ndeshje me Sevillan. Interesante është se me ta veshur me fanellën “blaugrana” Barcelona i ka vënë një klauzolë prej 300 milionë eurosh atij që e konsideron si “mbrojtësin më premtues në botë”.
Langlet ishte në fushë për herë të parë në një ndeshje të Champions League-ës, pikërisht në fazën me eliminim direkt kundër Manchester United-it. Edhe pse përvoja e tij nuk është e mjaftueshme për ta merituar nofkën e vënë nga klubi, Ernesto Valverde beson fort se reparti difensiv me Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen është më se i kompletuar. Langlet ishte një objektiv i Barcelonës që në muajin nëntor. Sevilla u përpoq t’i ripërtërinte kontratën, por bisedimet dështuan duke bërë që andaluzët ta humbisnin me një cmim goxha të ulët krahasuar me vlerësimin prej rreth 50 milionë eurosh që konsiderohej nga shtypi spanjoll.