Pas përvojave të më parshme të David De Geas apo Thibaut Courtois, Jan Oblak quhet gardiani tjetër i portës së Atleticos që po tërheq mjaft vëmendjen e klubeve të mëdha. Liverpool dhe Arsenal thuhet se kishin dërguar vëzhguesit e tyre edhe në finalen e Lyonit, por për të paraprirë gjithcka te klubi madrilen kanë vendosur t’i përmirësojnë sllovenit kontratën. Kështu sipas shtypit thuhet se 25-vjecarit do t’i shtohet klauzola e prishjes së kontratës duke e kaluar 100 milionëshin. Cadena Cope raportoi fjalët e Gil Marin, i cili thoshte se portieri i tyre, aktualisht i lidhur me Atleticon deri në vitin 2021, ka shifrat 100 milionë në kontratë.
Por sipas tyre kjo vlerë është tejkaluar tashmë nga performancat e Oblak dhe me merkaton që po çmendet, klubi duhet të jetë në pararojë. 25-vjecari slloven u transferua në Madrid në vitin 2014-të. Përvoja e tij me Benfican kishte dhënë sinjalet se e ardhmja do të ishte premtuese për të. Kështu pas suksesit në Lyon, shtatlarti ballkanas do ketë mundësinë të vendosë edhe për veten, të ripërtërijë kontratën, apo të dëgjojë ofertat që vijnë nga klube si Liverpool dhe Arsenal, që e konsiderojnë si alternativë serioze për portat e tyre.