Spanjë, Atletico Madrid nuk pranon të rikthehet në stërvitje

Sport

Prej më shumë se një muaj, për shkak të Covid-19-të, aktiviteti futbollistik, është ndërprerë thuajse në gjithë kontinentin e vjetër, dhe nuk dihet me saktësi se kur do të rifillojë. Spanja është një nga vendet më të prekura nga kjo pandemi. Megjithatë, autoritetet e këtij shteti, së fundmi kanë raportuar se është menduar që kulmi është arritur, ndërsa tashmë do të fillojë periudha e rënies. Kjo ka bërë që shteti të lëshojë më tepër terren edhe përsa i përket masave të marra. Në këtë situatë, klubet e futbollit po mendojnë rikthimin në stërvitje dhe një prej tyre ishte Real Sociedad, mirëpo për momentin është ndaluar nga organet përkatëse. Në krahun tjetër, Atletico Madrid ka refuzuar kategorikisht të rikthehet në stërvitje, dhe nuk do e bëjë diçka të tillë, derisa vendi të dalë nga kjo gjendje e jashtëzakonshme dhe jeta t’i rikthehet normalitetit. Drejtuesit kanë arritur në këtë përfundim, pasi nuk dëshirojnë të rrezikohet jeta e secilit qytetar. Përsa i përket futbollit të luajtur, ky edicion për Atleticon ka qenë më mjaft ulje-ngritje, por së fundmi, të besuarit e Simeones, i kanë befasuar të gjithë, pasi eliminuan nga Champions League, Liverpoolin, kampionët në fuqi të këtij kompeticioni. Pasi fituan takimin e parë 1-0 në shtëpi, Atletico “pushtoi” edhe një stadium si Anfield, duke triumfuar 2-3, një sukses që do të mbahet mend gjatë. Pas këtij kualifikimi, tashmë ëndrra vazhdon rrugëtimin drejt synimit të titullit të Champions League, që duhet thënë se vitet e fundit i kanë shkuar shumë pranë.