Spanjë, AS thotë se Neymar u takua me zyrtarë të Realit më 22 mars

Sport

neymar real
Tanimë është e konfirmuar, Neymar është takuar me zyrtarë të Realit të Madridit dhe kjo gjë lë vend për spekulime se mund të jenë kryer bisedime rreth një lëvizje për te Los Blancos. Sipas gazetës AS në Spanjë, ylli brazilian mund të transferohet nga PSG për një shifër prej plot 260 milionë eurosh dhe gjërat janë në lëvizje. Përfaqësuesit e Realit thuhet se janë takuar me ish-sulmuesin e Barcelonës më 22 mars kohë kur “O Ney” ka qenë duke u riaftësuar nga lëndimi në kavilje. Gjithcka thuhet se ka ndodhur pas një vizite të talentit 17-vjecar Vinicius Junior, i cili është angazhuar nga Reali. Sipas raportimit në fjalë takimi ka ndodhur në një vilë të Neymari në Rio.

ney2

AS pretendon se adoleshentin ia kanë prezantuar zyrtarët madrilenë me idenë “që ata të njihen më mirë” kjo sipas një plani që të dy të luajnë për Los Blancos. 25-vjecari e postoi në instagram takimin me Vinicius Junior duke e komentuar si një takim mes miqsh. Gazeta AS shkon më tej duke analizuar këto fakte se me 260 milionë euro, PSG mund të jetë në gjendje të justifikojë pagesën e kartonit të Kylian Mbappe-së dhe po kështu edhe të një blerje tjetër, tipit Icardi, ndërsa nga ana e Realit arrihet një emër i kërkuar që prej vitit 2012-të, pra përpara se sa Barcelona të arrinte marrëveshje me Santosin.