Antoine Griezmann do të kalojë te Barcelona dhe ky transferim do të zyrtarizohet brenda dy javëve të ardhshme. Ka qenë ky lajmi i bujshëm i raportuar nga gazeta AS të premten. Francezi thuhet se ka arritur një marrëveshje me katalanasit dhe ka kërkuar që nga ana e tij marrëdhënia me Atleticon të mos prishet. Griezmann, një nga lojtarët më të përfolur në Spanjë ka qenë shpesh i diskutuar rreth njël argimi nga Los Rojiblancos. Vitin e kaluar ai tha hapur se kishte vendosur të lëvizte, por vetëm pas penalizmit të merkatos që vuajti klubi madrilen, ndërroi mendje, kjo për shkak se e gjykonte të pandershme largimin në të atillë moment.
Tani që gjërat janë ndryshe edhe sitauta duket ndryshe. Kështu sipas gazetës AS, 26-vjecari është gati për kalimin te Barça, atje ku edhe numri 7-të aq i dëshiruar prej tij, është ruajtur fort. Në fakt sipas AS-ës, Coutinho mban numrin 14-të pikërisht prej faktit se atij i është komunikuar më parë se numri 7-të është i zënë. Jo nga Turan, i cili u largua, por nga Griezmann që sipas AS-ës, pritet të zyrtarizohet pas dy javësh. Sulmuesi 26-vjecar ka një klauzolë prej 100 milionësh dhe nëse përmbushet nga Barça atëherë ky do të jetë investimi i tretë radhazi i të tilla shifrave që pas largimit të Neymarit.