Spanjë, Arthur thotë se zgjodhi Barcelonën pasi pyeti Neymarin dhe Coutinhon

Sport

arthur
Neymar dhe Coutinho më bindën që të zgjidhja Barcelonën, kështu është shprehur braziliani më i fundit që do t’i bashkohet katalanasve, 21-vjecari Arthur Melo. Mesfushori i Gremios ka rrëfyer se në zgjedhjen e tij ka ndjekur rekomandimet e dy patriotëve të “seleciao”s. Pas shumë muajsh raportime, Barcelona gjeti dakordësinë me Gremion për të fituar të drejtën e shërbimeve të Arthurit.

coutinho

“Jam shumë i lumtur që cdo gjë shkoi mirë, si për Gremion ashtu edhe për Barcelonën, tanimë më duhet të flas me klubin e ri, për të kuptuar saktë se kur mund t’i bashkohem skuadrës” ka treguar shtatshkurtri për televizionin lokal O Globo. Arthur tha se kishte përpara zgjedhjes kishte pyetur dy miqt e tij, Neymarin dhe Coutinhon. “I pyeta për qytetin, ambientin dhe skuadrën, më thanë vetëm fjalë të mira” – rrëfeu 21-vjecari.

neymar2

Më tej i ngacmuar me faktin se afrimi i tij te katalanasit mund të largojë Andres Iniestan, braziliani tha se do të donte shumë që të luante me të në skuadër. “Kam lexuar se mund të largohet në Kinë, por do doja shumë që të kisha mundësinë për të luajtur me të sepse ai e bën futbollin të të duket gjë e lehtë” – tregoi më tej ai që konsiderohet si e ardhmja e mesfushës katalane. Aktualisht në Spanjë flasin për një afrim zyrtar të tijin në vitin 2019-të, por që nëse Iniesta vendos përfundimisht shpërnguljen për në Lindjen e Largët, gjërat mund të përshpejtohen.