Luciano Spalletti i ka idetë e qarta, 59-vjecari i ka vën synim vetes që të bëhet trajneri i një prej skuadrave më të mira të Interit në të gjithë historinë e saj. Tekniku zikaltër është në krye të ekipit prej më shumë se 1 viti e gjysmë dhe i ka dhënë dorë lojës por edhe rezultateve të Interit. Në 56 ndeshje Spalletti ka mesataren 1.91 pikë, dhe është mesatarja më e mirë pas përvojave të Romës së vitit 2016-2017 dhe Zentitit 2009-2014. Duke folur në një intervistë për Corriere della Sera, Spalletti ka thënë se konsideron si arritjen më të madhe të tijën sigurimin e pjesëmarrjes në UEFA Champions League, pasi sipas tij kjo gjë ka rindezur entuziazmin e një tifozerie që shpresonte prej vitesh të kishte arsye të forta për ta mbushur stadiumin.
59-vjecari e cilëson tejet pozitive ardhjen e Marottas në krye të klubit, pasi që në kohën e Venezias në fund vitet ’90 ai kishte shfaqur aftësi të mira organizative. “Ka qenë dhe mbetet një mik dhe është i atillë personalitet që ka aftësi të krijoj grup” – ka thënë Spalletti, i cili e ka mbrojtur skuadrën duke theksuar se humbja me Atalantën erdhi pas 7 fitoresh dhe se gjërat duhen parë me më shumë optimizëm. “Projekti zikaltër është ambicioz, po aq sa jam dhe unë, tanimë e kemi të ndaluar t’i vendosim vetes kufij” këmbënguli 59-vjecari i cili rrëfeu se ka objetiva për të qendruar gjatë në krye të skuadrës.