“Sot na pret një ndeshje shumë e komplikuar, pasi përballë kemi një nga skuadrat më të mira të Europës.”; Marko Nikolic, trajneri i Lokomotiv M.

Sport

“Sot na pret një ndeshje shumë e komplikuar, pasi përballë kemi një nga skuadrat më të mira të Europës. Por jemi në humor të mirë sepse do të kemi shansin të provojmë veten kundër një kundërshtari të tillë. Bayern-i është një skuadër shumë e rrezikshme, me lojtarë të shpejtë dhe që dinë se si të shfrytëzojnë edhe goditjet standarte. Për më tepër, kanë alternativa të shkëlqyera edhe në stol, prandaj kam për të qenë vërtet një mision i vështirë. Por nuk mund të them se do të zbresim në fushë për barazimin. Do përpiqemi t’i qëndrojmë korrekt taktikave tona dhe më pas të shfrytëzojmë shanset që do të na paraqiten. Skuadra është stërvitur mirë dhe jam i sigurt se djemtë do të bëjnë më të mirën në fushën e lojës.”