Sot luhet finalja e madhe e UCL, Dua Lipa bën tifo për…

Sport

dua ucl final
Vetëm disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League ku në Kiev të Ukrainës, do të vendoset se kush është ekipi më i mirë në Europë, Liverpool apo Real Madrid. Por për ne shqiptarët kjo finale nuk duhet humbur për asnjë gjë në botë, pasi në ceremoninë e hapjes do të performojë Dua Lipa. Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “New Rules”, “Neë Love” dhe “IDGAF”.

dua ucl
Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.