Sofyan Amrabat drejt largimit nga Fiorentina

Sport

Sezoni 2022/23 mund të ketë qenë i fundit për Sofyan Amrabat me fanellën e Fiorentinës. Përgjatë merkatos dimërore të këtij viti, lojtari u diskutua gjatë për një transferim të mundshëm në radhët e Barcelonës.

Në Janar, transferimi nuk u kompletua me sukses, për faktin se Fiorentina pretendonte shumë më tepër, krahasuar me ofertën e Barcelonës, por një gjë e tillë ndodhi për fakti se klubi vjollcë nuk ishte pro shitje së futbollistit në fjalë.

Kur sezoni ka përfunduar dhe merkatoja e verës ka nisur, Barcelona e ka kthyer sërish vëmendjen nga lojtari maroken. Xavi Hernandez e konsideron mesfushorin si elementin e duhur për të përforcuar organikën e tij.

Kontrata e 26 vjeçarit me Fiorentinën është e vlefshme edhe për nje tjetër vit, kështu që largimi i Amrabat nga “Aretmio Franchi” këtë verë duket 100% i sigurt, sepse ndryshe, pas një viti, ai do të largohet me parametra zero. Por, që Barcelona të sigurojë shërbimet e tij, nuk do ta ketë edhe aq të lehtë. Duke u nisur nga raportimet e mediave të huaja, garës për shërbimet e mesfushorit, i është bashkuar edhe Atletico Madrid, me trajnerin Diego Simeone, që e kërkon me çdo kusht ta ketë pjesë të organikës.

Amrabat konsiderohet në kulmin e karrierës, ndërsa çmimi i tij në merkato, sipas Transfermarkt, cilësohet 30 mln euro. Në rrethana si këto, me largimin nga Fiorentina që duket i pashmangshëm, me mjaft interes mbetet për t’u mësuar se në cilin klub do të transferohet Sofyan Amrabat.