Vladimir Ëeiss, trajneri i Slovan Brat.
“Duhet të ndërtojmë një skuadër, që të mos ketë frikë ndaj asnjë kundërshtari. Duhet të kemi sa më shumë topin në qarkullim dhe të qëndrojmë të organizuar dhe mbi të gjitha kurajozë. Milan? Do të thoja se ata kanë një trajner, i cili një vit më parë ka punuar me Lille dhe loja e tij ka është thuajse e njëjtë edhe me skuadrën italiane. Filozofi sulmuese, me shumë pasime vertikale, në përpjekje për të shfrytëzuar na maksimum shpejtësinë e Pulisiç dhe Leao. Pra, Milani është një skuadër mjaft e fortë dhe për këtë mjafton të shohim se ata kanë arritur të dalin fitimtarë edhe ndaj skuadrave të mëdha, qoftë në Itali, apo edhe në Europë. Prandaj duhet të tregojmë kujdes. Kemi hartuar një plan konkret për t’i bërë ballë kësaj sfide dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Duam të shfrytëzojmë gjithashtu edhe faktorin fushë, pasi e dimë se tifozët do të jenë pas nesh. Mbështetja e tyre mund t’i motivojë më tepër lojtarët për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës.”
Juraj Kuçka, mesfushori i Slovan Bratislava:
“Jam një tifoz i madh i Milanit dhe jam ende i lidhur me klubin. Të luaj kundër tyre në Champions League, s’ka dyshimi se do të jetë një eksperiencë e veçantë, por mbi të gjitha, një ëndërr e bërë realitet. Patjetër që nuk do të jetë e lehtë. E dimë vështirësinë e kësaj sfide, mirëpo ne, do të luftojmë deri në minutën e fundit. Në 4 ndeshjet e para, nuk kemi marrë asnjë pikë, por shpresojmë që këtë gjë ta bëjmë sot, ndonëse kundërshtari është mjaft i komplikuar. Gjithësesi, duhet të besojmë në planin tonë dhe të shpresojmë se në fund do të marrim diçka positive nga kjo ndeshje.”
Paulo Fonseca, trajneri i Milanit:
“E dimë se sa e rëndësishme është të fitojmë sonte. Kemi biseduar rreth kësaj gjëje, ndërsa nuk duhet të marrim aspak për bazë rezultatet e skuadrës së Slovan Bratislava. E dimë mirë se në fushë duhet të zbresim me seriozitetin maksimal dhe të mos bëjmë asnjë nënvlerësim. Të gjithë duan të luajnë në Champions League dhe uroj që kjo mbrëmje të japë motivimin e duhur për të gjithë skuadrën.
E di shumë mirë momentin që po kalojmë. Ne jemi një ekip që kemi bërë shumë mirë ndaj kundërshtarëve të mëdhenj, ndërsa nuk kemi bërë njësoj ndaj ekipeve që janë më të vogla. Prandaj, po punojmë për të patur gjithnjë të njëjtën sjellje apo qasje në fushën e lojës. Është e nevojshme të japim gjithçka. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi progres. Tifozët janë me ne dhe në këtë kontekst, i respektojmë opinionet, apo kritikat e tyre.
Kemi gjithashtu një mundësi të mirë për të fituar të katërta ndeshjet e mbetura në Champinos League dhe këtë gjë duam ta nisim nga kjo mbrëmje. Duhet të jemi ambiciozë, sepse po luajmë për të ardhmen tonë në Champions League.
Sa i përket kundërshtarit të sotëm, Slovan Bratislava është një skuadër që e njoh mirë, për shkak se vitin e kaluar u përballa me ta kur isha tek Lille dhe ndeshja doli barazim. Ndoshta organika e tyra ka ndryshuar, por gjithësesi, ata mbeten një grup lojtarësh fizikë, e për më tepër që atmosfera do të jetë tensionuese. Gjërat mund të vështirësohen edhe më shumë, nëse nuk i qasemi ndeshjes në mënyrën e duhur.”
Tammy Abraham, sulmuesi i Milanit:
“Jemi një skuadër e mirë. Dua të tregojë kualitetin tim. I gjithë ekipi dëshiron të bëjë një paraqitje të mirë dhe për këtë kemi besim. Duhet të punojmë gjithnjë e më shumë. Duhet të ndërtojmë ndaj fitores së arrritur ndaj Real Madrid në Champions League, ndërsa e dimë se edhe këtu, do të jetë një test i madh për ne.
Sa i përket aspektit fizik, tani ndihem mirë. Përpiqem që çdo ditë të punojë çdo herë e më shumë, për të arritur nivelin që kisha përpara dëmtimit. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe dua të jap 100%. Duam të fitojmë. Champions League është një kompeticion i rëndësishëm dhe në përbërje kemi lojtarë, të cilët e kanë fituar këtë trofe.
Slovan Bratislava? Kam luajtur në këtë turne dhe e di se ka shumë skuadra të forta. Ndaj Slovan nuk do të jetë aspak e lehtë, për më tepër që ata do të kenë edhe tifozët me vete. Për t’u larguar me një rezultat të mirë nga këtu, duhet të japim më të mirën tonë. Megjithatë, kam shumë besim në këtë skuadër.”