Jindrich Trpisovsky (trajneri i Slavia Praha): “Të luash në ‘Champions League’ është një festë. Ndihemi njësoj si përpara sfidës me Interin. Tani përballë do të kemi Dortmundin, që luajnë një futboll shumë të bukur dhe të argëtojnë sa herë që i sheh. Ata kanë jo vetëm futboll cilësor, por janë edhe shumë të shpejtë e të fortë fizikisht. Kemi parë shumë skuadra që kanë tentuar ta sfidojnë Dortmundin, por asnjëra nuk mund të thuash se e ka dominuar plotësisht. Për mua personalisht, të luash kundër tyre është një ëndërr që realizohet. Do të jetë një ndeshje mjaft interesante të cilën do të përpiqemi ta luajmë sipas mënyrës sonë. Kemi të njëjtat emocione dhe dëshirë për të bërë mirë si në sfidën e parë kundër Interit. Kësaj radhe luajmë në shtëpi dhe ky mund të jetë një faktor që mund të na ndihmojë jo pak.”
Lukas Masopust (mesfushor i Slavia Praha): “Shpresojmë shumë që një stadium i tejmbushur të na ndihmojë në të njëjtën mënyrë si në ndeshjet kundër Sevillas apo Chelseat në sezonin e shkuar. Jemi të vetëdijshëm se do të luajmë kundër një skuadre shumë të fortë, që duket thuajse e kompletuar në çdo aspekt. Të gjithë ata që e pëlqejnë futbollin, e pëlqejnë edhe Dortmundin. Me Interin, ne treguam se nuk do të jemi aspak një kundërshtar i lehtë. Nuk kemi ndërmend të zbresim në fushë vetëm për t’u mbrojtur.”