Skocia shtyn masat anti-Covid-19, nuk ka futboll deri më 10 qershor

Sport

Për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19, çdo aktivitet sportiv në Evropë është pezulluar prej pothuajse 1 muaji. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Skoci, ku autoritetet vendore fillimisht kishin vendosur që deri më 10 prill të ketë pushim. Por, së fundmi, vendimi për ndërprejen e futbollit është zgjatur akoma. FA skoceze ka vendosur të mos rikthehen në fushën e blertë deri më 10 qershor, gjë që është bërë e ditur përmes një komunikate zyrtare. “Bazuar në këshillt e qeverisë, ne kemi vendosur unanimisht që të biem dakord për vazhdimin e pezullimit në të gjithë nivelet e futbollit, nga profesionistët deri në ato të të rinjve, minimumi deri më 10 qershor”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e FA skoceze.
Sa i takon futbollit në vendet e tjera të Evropës, Federatat përkatëse nuk kanë marrë ende një vendim kaq drastik. Përderisa objektivi është që të paktën në fund të majit të rinisin kamionatet. Sidoqoftë, gjithcka do të varet nga evoluimi i situatës së lidhur me pandeminë e Covid-19. Ndërkohë në Skoci janë duke diskutuar mbylljen e parakohshme të kampionatit, megjithëse për momentin disa klubeve nuk janë dakord.