Tjetër moment trazire në radhët e Rangersave në Skoci. Humbja e radhës 4-0 me Celtic-un në Kupën e Federatës ka bërë që në grupin e lojtarëve të shënohet një tjetër grindje. Kësaj here mes dy lojtarëve veteranë si Kenny Miller dhe Lee Wallace. BBC raportoi të mërkurën se skuadra blu e Glasgow-t është ndarë tashmë në fraksione dhe trajneri Greame Murty e ka situatën jashtë kontrollit. Miller dhe Wallace nuk luajnë prej kohësh. Sulmuesi 38-vjecar u dërgua në fillim të sezonit të stërvitej me të rinjtë, pasi trajneri Pedro Caexinha pati marrëdhënie të tendosur me të. Pas largimit të portugezit Murty e ktheu me skuadrën e parë, por ky nuk ka luajtur vetëm 1 ndeshje këtë vit.
Wallace nga ana tjetër nuk luan prej shtatorit, për shkak lëndimi. Ndaj Celticut ai pritej të rikthehej në fushë. Kapiteni thuhet se së bashku me Miller e kanë kundërshtuar trajnerin pas humbjes. Po kështu Andy Halliday dhe Candeias i kontestuan zëvendësimet e tyre gjatë ndeshjes. Murty, i cili nuk është konfirmaur ende si trajner i Rangersave edhe për sezonin tjetër, tha pas ndeshjes se situata ishte kaotike. Të mërkurën klubi vendosi të pezullojë dyshen Miller-Wallace. Atyre u ndalohet qasja në Ibrox dhe stërvitje, ndërsa tashmë thuhet se është nisur edhe një hetim. Tifozët nga ana tjetër kërkojnë një shkundje të fortë pasi Rangersat nuk fitojnë një Old Firm që prej vitit 2012-të. Më 29-të prill luhet derbi i radhës dhe asgjë nuk premton për më mirë.