Skoci, Celticu fiton me përmbysje 2-1 ndaj Partick Thistle

Sport

Partick Celtic

Në derbin e vogël të Glasgow-t, Partick-Celtic, Leigh Griffiths ishte protagonist i ndeshjes pasi arriti t’i dhurojë fitoren me përmbysje 2-1 keltëve. Në Firhill Stadium të Glasgow-t, Partick Thistle u shfaq surprizues kjo pasi në minutën e 34-ët fitoi një penallti. Pavarësisht protestave, ndërhyrja e Lusting ishte e gabuar dhe Sammon dërgoi topin në rrjetë duke entuziazmuar tifozët vendas. Partick nuk fiton ndaj Celtic-ut prej 23 vitesh, ndërsa këtë sezon rezikon rënien nga kategoria. Ishte viti 1995 kur ata patën fituar për herë të fundit, por festa e një fitoreje ndaj keltëve nuk do zgjaste shumë kjo pasi Scot Sinclair fitoi gjithashtu një penallti dhe barazoi shifrat në minutën e 55-të. Fillë më pas skuadra e Brendan Rodgers u shfaq edhe më sulmuese duke kërkuar edhe përmbysjen. Me një ndryshim taktik që kreu Rodgers, futja në lojë e Leigh Griffitsh prodhoi më shumë dinamikë në sulm. Pikërisht këtë gjë shfrytëzoi skocezi, i cili shënoi në minutën e 70-të. Shifrat përfundimtare do të ishin 2-1 dhe Celticu mbetet kështu në krye pa asnjë ndryshim, me 11 pikë distancë nga vendi i dytë. Brendan Rodgers u shfaq i kënaqur nga kjo fitore që e nis mbar vitin 2018-të dhe keltët shohin përpara për sfidën që kanë me Hibernianin në fundjavë.