Skoci, Celtic vazhdon të mos humbasë, Rangers i rikthehet fitores

Sport

rangers celtic players shake hands 3427263

Një gol i Tom Rogic i mjaftoi Celticut që të siguronte fitoren e 9-të në kampionat, fitore që i siguron atyre edhe më shumë kryesimin. Në javën e 11-të, skuadra e Brendan Rodgers kishte ndeshje transferte me Aberdeenin. Përballë të kuqve, keltët patën raste pa fund për të shënuar, por goli i australianit Rogic në pjesën e parë, ishte ai që i dha tre pikët e radhës kampionëve në fuqi. Për trajnerin Rodgers ishte një ndeshje shumë e kënaqshme pasi skuadra e tij po e dominon totalisht kampionatin. Nga java e 11-të spikati fitorja 3-0 e Rangersave ndaj Kilmarnock. Në Ibrox Stadium, skuadra e Mark Warburton kaloi dy herë në avantazh brenda pjesës së parë. Blutë vinin nga një formë e dobët, por kapiteni Wallace dhe më pas Halliday me penallti ishin ata që i dhanë një shtysë skuadrës për të dalë nga amullia e rezultateve. Në pjesën e dytë Joe Garner vulosi shifrat në 3-0. Kjo ishte një përgjigjie pozitive për blutë, pas eliminimit në Kupën e Ligës dhe barazimit 1-1 me St Johnstone. Tanimë ata i ringjiten vendit të dytë në renditje me 9 pikë diferencë nga Celticu i vendit të parë. Ndërkohë nga kjo fundjavë spikati edhe barazimi 3-3 i Inverness dhe Hearts. Skuadra e Richie Foran zhvilloi një lojë të shkëlqyer në pjesë të parë dyke shënuar dy herë me Raven dhe Doumbouya. Por ata nuk u treguan të aftë për ta mbajtur avantazhin duke u barazuar dy herë. Pas kësaj jave situata për të dyja skuadrat nuk ndryshon, pasi Hearts vazhdon të mbetet në vendin e tretë dhe Inverness në vendin e gjashtë, ndërkohë që për sa i përket ndeshjeve  të tjera, u shënuan këto rezultate:

 

Hamilton 0 : 1 Dundee FC

Inverness 3 : 3 Hearts

Motherwell 4 : 1 Ross Country

Rangers 3 : 0 Kilmarnock

St Johnstone 1 : 2 Partick

Aberdeen 0 : 1 Celtic